Gjykata në Pakistan urdhëron lirimin e ish-kryeministrit

Azia

Gjykata në Pakistan urdhëron lirimin e ish-kryeministrit

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 12:51
Nawaz Sharif

Një gjykatë në Pakistan pezulloi dënimet me burgim për ish-kryeministrin e këtij vendi, Nawaz Sharif, vajzën e tij dhe dhëndrrin.

Gjykata e Lartë në Islamabad urdhëroi të mërkurën lirimin e Sharifit, Maryam Nawazit dhe Mohammad Safdarit.

Vendimi vjen pas ankesave që kanë ngritur.

Ish-kryeministri dhe vajza e tij janë dënuar në korrik me 10 vjet, përkatësisht shtatë, për shkak të blerjes së apartamenteve luksoze në Londër, më 1990.

Safdar është dënuar me një vit.

Sharif ka shërbyer si kryeministër për tre mandate të njëpasnjëshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat