Rritet në mbi 1,300 numri i viktimave në Indonezi

Azia

Rritet në mbi 1,300 numri i viktimave në Indonezi

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 18:45
Ekipet e shpëtimit në Palu.

Zyrtarët e Departamentit për Katastrofa në Indonezi, kanë njoftuar se është rritur në 1,347 numri i personave që kanë vdekur si pasojë e tërmetit dhe cunamit në këtë vend.

Numri i viktimave është rritur nga shifra 844, e konfirmuar nga zyrtarët më herët.

Tërmeti, 7.5 shkallë ka goditur ishillin Suvalesi, duke nxitur një cunami që ka përfshirë qytetin bregdetar, Palu.

Ndërkohë policia është duke ruajtuar dyqanet, pasi banorët janë duke kërkuar urgjentisht për ushqim dhe ujë.

Kamionët e ndihmave humanitare që kanë hyrë në qytete janë duke u ruajtur nga ushtarët dhe policia.

Përveç tjerash, në këtë zonë ende ka shqetësime se mund të ketë persona të gjallë nën rrënoja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat