Izraeli plagos 32 palestinezë gjatë protestave

Azia

Izraeli plagos 32 palestinezë gjatë protestave

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 20:45
Ilustrim

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se ushtarët izraelitë plagosën 32 palestinezë gjatë një proteste masive pranë kufirit izraelit në Rripin e Gazës.

Palestinezët hodhën goma të ndezshme përgjatë rrethimit kufitar gjatë protestave dhe forcat izraelite u përgjigjën me zjarr dhe gaz lotsjellës, njofton AP.

Agjencia kujton se grupi ekstremist Hamas, i cili është në pushtet në Gaza, ka organizuar protesta përgjatë kufirit izraelit për gjashtë muaj për shkak të bllokadës izraelite-egjiptiane të zonës.

Që nga marsi, 155 palestinezë janë vrarë gjatë protestës dhe një ushtar izraelit është vrarë në korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat