Të paktën dy minatorë kinezë të vdekur, disa të tjerë ndodhen të bllokuar

Azia

Të paktën dy minatorë kinezë të vdekur, disa të tjerë ndodhen të bllokuar

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 14:04
Kinë

Autoritetet kineze kanë dërguar ekipet e shpëtimit për t’i ndihmuar minatorët që mbetën të bllokuar si pasojë e incidentit që ndodhi në një minierë thëngjilli në provincën lindore të Shandongit.

Një shkëmb i madh ka lëvizur dhe ka dëmtuar një pjesë të tunelit në minierën e thëngjillit, kështu duke lënë të vdekur dy persona dhe duke bllokuar 20 të tjerë.

Autoritetet kineze ende nuk kanë arritur që ta gjejnë faktorin që ka bërë shkëmbin të lëvizë dhe janë duke punuar në atë drejtim.

Më shumë se 170 punonjës të shpëtimit ndodhen në vendin e ngjarjes, shkruan Euronews..

Raportohet se kushtet e vështira në minierë janë duke penguar ekipet e shpëtimit që t’i arrijnë minatorët e ngecur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat