Rrëzohet aeroplani me 188 pasagjerë, nuk ka të mbijetuar

Azia

Rrëzohet aeroplani me 188 pasagjerë, nuk ka të mbijetuar

Nga: A.Zh Më: 29 tetor 2018 Në ora: 07:13
Pamje nga aeroplani Boeing 737 i rrëzuar

Një aeroplan Boeing 737 që mbante 188 persona u rrëzua në det në veri të kryeqytetit të Indonezisë, Xhakarta, pak pas ngritjes të hënën në mëngjes.

Fluturimi i Lion Air JT-610 po shkonte në Pangkal Pinang, një ishull në veri të kryeqytetit të Indonezisë kur humbi kontaktin me kontrollin e ajrit rreth orës 6.33 të kohës lokale - vetëm 13 minuta pas ngritjes, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.

Para aksidentit tragjik, pilotët e aeroplanit kishin kërkuar kthimin në aeroport, tha Sindu Rahayu, kreu i Bashkëpunimit dhe Marrëdhënieve me Publikun në Drejtorinë e Përgjithshme të Aviacionit Civil.

Kontrolli i trafikut lejoi kthimin, por avioni u zhduk nga radari pas pak. Autoritetet nuk janë të sigurta përse avioni u rrëzua, pasi moti ishte me diell dhe avioni ishte i ri.

Fotot dhe video të shpërndara në internet nga kreu i agjencisë së ndihmës së fatkeqësisë në Indonezi tregojnë mbeturinat dhe vajin që lundron në ujë pas rrëzimit, prej të cilëve deri tani nuk ka të mbijetuar.

Të afërmit u fotografuan duke qarë në aeroport derisa pritnin lajme për të dashurit e tyre.

Në bord ishin 178 të rritur, një fëmijë, dy foshnje, dy pilotë dhe pesë punonjës të fluturimit. Ishin gjithashtu 20 punonjës nga Ministria e Financave indoneziane në bord.

Kreu i agjencisë kërkimore dhe shpëtuese Basarnas u tha gazetarëve se pjesët e trupit ishin parë duke lundruar në oqean pranë vendndodhjes së rrëzimit./BS

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat