Ushtria turke sulmon bazat kurde në Irak, vret 4 luftëtarë

Azia

Ushtria turke sulmon bazat kurde në Irak, vret 4 luftëtarë

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 06:23
Sulmet ajrore

Ushtria turke vrau shtatë militantë kurdë në sulmet ajrore në Irakun verior të martën, ndërsa ata po përgatiteshin për të nisur një sulm në rajonet ku janë vendosur bazat turke, thanë autoritetet e Ankarasë ajo në një deklaratë në Twitter.

Po sipas deklaratës zyrtare të autoriteteve turke, gjatë sulmeve ajrore u shkatërruan edhe bazat e militantëve, si dhe një sërë stoqesh me municione, të cilat përdoreshin nga luftëtarët kurdë, për të sulmuar bazat turke.

Turqia në muajt e fundit ka kryer sulme në bazat e Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), në Irakun e veriut, veçanërisht në kështjellën e tij në malet Qandil, ku Ankaraja gjithashtu ka kërcënuar të kryejë një ofensivë tokësore.

Më shumë se 40,000 njerëz janë vrarë që kur PKK filloi kryengritjen e saj në Turqi në vitin 1984. Kjo parti është caktuar një organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat