Aksidenti me 189 të vdekur, hetuesit kanë dëgjuar “fishkëllima” – mund të japin përgjigjen pse u rrëzua aeroplani!

Azia

Aksidenti me 189 të vdekur, hetuesit kanë dëgjuar “fishkëllima” – mund të japin përgjigjen pse u rrëzua aeroplani!

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 10:00
Aeroplani që u rrëzua

Hetuesit indonezianë të cilët po kërkojnë regjistruesit e aeroplanit të “Lion Air” kanë dëgjuar disa “fishkëllima” që mund t’i çojnë ata tek pajisjet dhe t’u përgjigjen pyetjeve se pse Boeing 737 MAX 8 u rrëzua duke vrarë 189 njerëz.

Sipas mediave të huaja, Haryo Satmiko, zëvendës drejtor i Komitetit Kombëtar të Sigurisë së Transportit, i ka thënë CNN-së se, ndërsa “fishkëllimat” ishin zbuluar, hetuesit kishin nevojë për më shumë “përpjekje teknike” për të gjetur vendndodhjen e saktë të të ashtuquajturave “kuti të zeza”.

Pjesë të vogla të mbeturinave dhe mbetjeve të disa njerëzve në bordin e aeroplanit janë marrë nga ujërat larg Xhakartës, por trupi kryesor i aeroplanit ka munguar që nga zhdukja nga radari të hënën rreth orës 6:30 të mëngjesit në kohën lokale.

Image

Ir. Suryanto, kreu i Komitetit Kombëtar të Sigurisë së Transportit, i tha televizionit indonezian TVOne të martën se “fishkëllimat” ishin zbuluar jo më larg se tre kilometra nga grupi i tetë pikave të kërkimit aktual.

Të mërkurën, Hadi Tjahjanto, komandant i Forcave të Armatosura të Indonezisë, i tha transmetuesit të njëjtë se anijet e kërkimit do të përqendroheshin në një pikë të caktuar që ata besojnë se “fishkëllimat” mund të vijnë.

Nëse këto “fishkëllima” janë me të vërtetë nga regjistruesit e të dhënave të fluturimit të aeroplanit, supozohet se hetuesit do të jenë në gjendje të përdorin pajisjet për të përcaktuar se çfarë saktësisht ka shkaktuar rrëzimin e aeroplanit.

Image

Ndërkohë, disa media kanë raportuar se aeroplani i “Lion Air” që u rrëzua në Indonezi të hënën në mëngjes (29 tetor) fluturoi në mënyrë të çrregullt gjatë një fluturimi mbrëmjen e mëparshme, kur përjetoi një “problem teknik”, sipas të dhënave nga faqja e fluturimit në internet FlightRadar24.

Në rrugëtimin e radhës, aeroplani u “zhyt” në det disa minuta pas ngritjes nga Xhakarta dhe të gjithë 189 njerëz në bord dyshohet të jenë të vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat