Përleshje vdekjeprurëse midis Izraelit dhe Hamasit

Azia

Përleshje vdekjeprurëse midis Izraelit dhe Hamasit

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 17:45
Pamje nga përleshjet në Rripin e Gazës.

Shtatë njerëz janë vrarë në dhunën midis Izraelit dhe militantëve palestinezë në Rripin e Gazës.

Militantët e Hamasit kanë hedhur mbi 400 raketa në Izrael që nga mbrëmja e së hënës, ndërsa ushtria izraelite ka thënë se, në përgjigje, ka goditur nga ajri mbi 150 caqe militante.

Gjashtë palestinezë, katër nga ta militantë, janë vrarë në Gaza, ndërsa një civil palestinez është vrarë në një sulm me raketa në Izraelin jugor.

Kombet e Bashkuara iu kanë bërë thirrje të dyja palëve që të tregojnë përmbajtje.

Edhe Izraeli, edhe Hamasi, i cili kontrollon Rripin e Gazës, kanë kërcënuar se do t'i përshkallëzojnë veprimet e tyre.

Vëzhguesit kanë thënë se ky është një nga raundet më serioze të luftimeve midis Izraelit dhe Hamasit që nga lufta e tyre më 2014.

Dhuna ka shpërthyer kur një mision i fshehtë izraelit është ekspozuar të dielën në Gaza.

Shtatë militantë palestinezë, përfshirë një komandant ushtarak të Hamasit, si dhe një anëtar të njësisë së fshehtë izraelite, janë vrarë gjatë këtij incidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat