Pakistanezja e liruar nga akuzat për blasfemi kërkon të largohet nga Pakistani

Azia

Pakistanezja e liruar nga akuzat për blasfemi kërkon të largohet nga Pakistani

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 19:07
Asia Bibi.

Asia Bibi, gruaja ndaj së cilës është pezulluar vendimi për ekzekutim meqë ishte akuzuar për blasfemi, ka thënë se dëshiron të largohet drejt secilit shtet Perëndimor që ka vullnet për ta pajisur atë dhe familjen e saj me vizë, transmeton AP.

Deri më tani një varg shtetesh i kanë ofruar asaj azil, përfshirë, Kanadanë, Spanjën dhe Francën.

“Secili shtet ku ajo mund të pranohet”, ka thënë avokati i saj, Saiful Malook, para gazetarëve në Frankfurt.

“Shpresoj se bota perëndimore do të tentojë ta ndihmojë”, ka thënë Malook.

Ai ka shtuar se “janë duke biseduar me shtetet perëndimore” dhe me Bashkimin Evropian, mirëpo nuk ka dhënë ndonjë detaj shtesë.

Gjykata Supreme e Pakistanit ka pezulluar më 21 tetor vendimin ndaj 54 vjeçares, mirëpo ky rast ka alarmuar islamistët, disa prej të cilëve kanë kërkuar dënim me vdekje për të.

Bibi dhe familja e saj, që aktualisht janë duke u ruajtur në një lokacion sekret në Pakistan nuk flasin asnjë gjuhë të huaj, mirëpo për ata nuk do të jetë problem pavarësisht se cili shtet u ofron azil, ka thënë Malook.

Avokati i Bibit po ashtu është larguar nga shteti pas vendimit të Gjykatës.

Ai ka thënë se është duke kërkuar që të qëndrojë në ndonjërin prej vendeve perëndimore për shkaqe të sigurisë.

Bibi ishtë dënuar më 2010 për shkak të siç ka thënë gjykata, ofendim të Profetit Muhamed, akuza të cilat ajo i ka mohuar vazhdimisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat