Kriza e urisë në Jemen: Mijëra fëmijë të vdekur si pasojë e kequshqyerjes

Azia

Kriza e urisë në Jemen: Mijëra fëmijë të vdekur si pasojë e kequshqyerjes

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 09:44
Jemen

Rreth 85,000 fëmijë nën moshën pesëvjeçare kanë vdekur si pasojë e kequshqyerjes përgjatë tre vjetëve luftë në Jemen, ka bërë të ditur një organizatë bamirëse.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka ngritur alarmin muajin që shkoi në lidhje me atë që rreth 14 milionë persona në Jemen janë në krizë të urisë.

Kjo organizate është duke tentuar të rinisë bisedimet me qëllim që t’i jap fund luftës trevjeçare e cila ka shkaktuar krizën më të madhe humanitare në botë.

Jemeni ka ngeluri shkatërruar nga konflikti. Përleshjet kanë eskaluar në vitin 2015 kur koalicioni i udhëhequr nga sauditët nisi një kampanjë të sulmeve ajrore ndaj lëvizjes së rebelëve Houthi, të cilët detyruan presidentin Abdrabbuh Mansour Hadi të largohet nga vendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat