Bashkimi fiton derbin, kampion vjeshtor

Basketboll

Bashkimi fiton derbin, kampion vjeshtor

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 18:37
Bashkimi fiton derbin, kampion vjeshtor

Bashkimi nga Prizreni ka fituar derbin ndaj Vëllaznimit në xhiron e dhjetë të Superligës së Femrave dhe renditet në vendin e parë për stinorin vjeshtor.

Skuadra prizrenase triumfoi me shifrat 105:77 (28:12, 28:18, 20:24, 29:23).

Vashat prizrenase e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 28:12, kurse me lojë më të mirë vazhduan edhe në periudhën e dytë 28:18, për të përmbyllur pjesën e parë 56:30. Mysafiret ishin më të mira në periudhën e tretë 20:24, por Bashkimi nuk lëshoi pe, duke fituar 10 minutat e fundit 29:23, për të triumfuar në fund 105:77.

Image

Rezultatet

Te Bashkimi u dalluan Lejzae Davidson me 35 pikë e nëntë kërcime dhe Arbnore Përquku me 22 pikë e 12 asistime, kurse te Vëllaznimi më të mirat në fushë ishin Sarah Mgbeike me 28 pikë e 18 kërcime dhe Raven Baker me 36 pikë, katër kërcime e gjashtë asistime.

Bashkimi përfundon stinorin vjeshtor me nëntë fitore dhe një humbje, kurse Vëllaznimi me tetë fitore dhe dy humbje.

Kosovahome Prishtina ka shënuar fitore ndaj Kastriotit 76:63 (21:9, 14:25, 28:17, 13:12).

Te skuadra prishtinase më e mira ishte Enxhi Xhanaj me 19 pikë, 14 kërcime dhe shtatë asistime, kurse te skuadra ferizajase si zakonisht Agnesa Rrahmani me 28 pikë.

Kosovahome Prishtina ka gjashtë fitore dhe katër humbje, kurse Kastrioti një fitore dhe nëntë humbje.

Ndërkohë, Penza ka shënuar fitore si mysafire ndaj Trepçës me rezultat 45:52 (14:9, 11:8, 10:21, 10:24).

Ervala Shabani ishte më e mira te Trepça me 18 pikë, kurse te Penza më të dalluarat ishin Valbona Bytyqi me 17 pikë e 10 kërcime dhe Ermelinda Gjukaj me 12 pikë dhe 21 kërcime.

Trepça ka një fitore dhe nëntë humbje, kurse Penza pesë fitore dhe pesë humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat