Basketbollistja Aisha Balarabe rikthehet të kampionja vjeshtore, Bashkimi nga Prizreni. Rikthimi i saj e bën Bashkimin edhe më të fortë njëherësh favoritin kryesor për të gjitha trofetë.
“Ndoshta, nuk ka nevojë për prezantim për qendrën e re të ekipit tonë. Aisha Balarabe rikthehet të KBF Bashkimi për ta përfunduar misionin që e pati nisur vitin e shkuar.
Aisha ndihmoi klubin tonë të triumfojë në Superkupë përpara se të largohet për të vazhduar të luaj në Spanjë dhe së fundi Greqi.
Aisha kthehet në familjen e vet për pjesën e dytë të këtij sezoni”, shkruan në faqen e klubit Bashkimi.