Takimet çerekfinale të Kupës së Kosovës

Basketboll

Takimet çerekfinale të Kupës së Kosovës

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 13:19
Takimet çerekfinale të Kupës së Kosovës

Të mërkurën (nesër) fillojnë çerekfinalet në Final 8 Kupën e Kosovës.

Në fakt, ndeshja e parë do të jetë ndërmjet Istogut dhe RC Cola Dritës, takim gjysmëfinal i Kupës së Ligës së Parë.

Takimi i parë çerekfinal është ndërmjet Rahovecit dhe Trepçës, dy skuadra që e duan trofeun e çmuar në basketbollin e Kosovës. Vreshtarët së fundi janë përforcuar me Altin Morinën dhe Arian Qallakun, kurse rikthimi i Drilon Hajrizit ka ringjallur mitrovicasit që kanë rritur edhe ambiciet në këtë edicion.

Pas kësaj ndeshje do të bëhet edhe hapja solemne me një ceremoni të organizuar.

Sfida e dytë çerekfinale do të jetë mes Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit. Therandasit janë përforcuar me Gëzim Morinën dhe Erjon Kastratit, duke pasur një ekip shumë të komponuar, kurse Bashkimi gjithmonë ka aspirata të mëdha.

Fituesit e këtyre dy ndeshjeve do të përballen në gjysmëfinale. Ndeshjet do të zhvillohen në palestrën “13 Qershori” në Therandë, ku do të zhvillohen të gjitha takimet e Final 8.

Orari

E mërkurë

13:00 Istogu - RC Cola Drita

16:00 Grupi B: Rahoveci - Trepça

18:30 Hapja solemne

19:00 Grupi C: Golden Eagle Ylli - Bashkimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat