Superliga në basketboll vjen me dy duele interesante, Rahoveci-Peja ndeshja kryesore

Basketboll

Superliga në basketboll vjen me dy duele interesante, Rahoveci-Peja ndeshja kryesore

Më: 14 mars 2021 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Superliga e Kosovës në basketboll vjen me dy duele tjera, Rahoveci-Peja dhe Ponte Prizreni-Vëllaznimi.

Superliga e Kosovës në basketboll sjell dy duele mjaft interesante në kuadër të xhiros së 23-të.

Dueli i parë do jetë ndërmjet Rahovecit dhe Pejës. Vreshtarët janë në vendin e tretë me 33 pikë, një më shumë se pejanët, që renditen në vendin e katërt dhe në takimet e fundit nuk kanë arritur rezultate pozitive.

Lajm i hidhur për Rahovecin është largimi i basketbollistit, Isaiah Taylor, largimi i të cilit u bë zyrtar nga klubi ditën e djeshme.

Përballja e fundit do të jetë mes vendit të parë, Ponte Prizrenit dhe vendit të fundit, Vëllaznimit. Prizrenasit janë liderë me 37 pikë, kurse kuqezinjtë kanë grumbulluar 29 pikë, por në tri xhirot e fundit kanë mundur Sigal Prishtinën, Pejën dhe Rahovecin.

Orari i ndeshjeve:

KB Rahoveci – KB Peja, ora 17:00

Ponte Prizreni – KB Vëllaznimi, Ora 19:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat