Flamurtari i pandalshëm

Basketboll

Flamurtari i pandalshëm

Më: 21 mars 2021 Në ora: 11:06
Flamurtari i pandalshëm

Skuadra e Flamurtarit dominon gjithnjë e më shumë kampionatin e femrave në basketboll, duke korrur suksesin e 6-të në po kaq javë të zhvilluara. Vlonjatet fituan me lehtësi 96-53 ndaj Tiranës, në një ndeshje që pritej më e fortë. Bardheblutë nuk dhanë atë që pritej, ndërsa Flamurtari duket i pandalshëm këtë sezon.

Pa probleme fiton Partizani, 107-65 ndaj Elbasanit dhe qëndron i vetëm në vendin e dytë në renditje.

Betejë e fortë për një vend në play off, ku duelojnë Vllaznia, Studenti e Elbasani, Shkodranet hedhin një hap të sigurt më tej pas fitores 70-65 ndaj Apolonisë, ndërsa Studenti fitoi 70-43 derbin kryeqytetas ndaj Sh.K.B.Tirana.

Basketboll – Kategoria e Parë, Femra (java e 6-të)

Apolonia – Vllaznia, 65-70

Partizani – Elbasani, 107-65

Studenti – Sh.K.B.Tirana, 70-43

Flamurtari – Tirana, 96-53

Renditja: Flamurtari 12 pikë, Partizani 11 pikë, Tirana 10 pikë, Vllaznia 10 pikë, Studenti 8 pikë, Elbasani 8 pikë, Sh.K.B.Tirana 6 pikë, Apolonia 6 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat