Kosova A, miqësore me Shqipërinë U20

Basketboll

Kosova A, miqësore me Shqipërinë U20

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 13:45
Kosova A, miqësore me Shqipërinë U20

Kosova A në konkurrencën po përgatitet maksimalisht për Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, ku do të debutojë në garat ndërkombëtare.

Basketbollistet e Kosovës A kanë stërvitur dy herë në ditë, kurse sot (e premte) do të zhvillojnë miqësore ndaj Shqipërisë U20 (F). 

Kjo miqësore do t’i përshtatet përzgjedhësit Fidan Shatri për të parë formën e lojtareve para garave ndërkombëtare. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 17:00 në palestrën “Dhimitraq Goga” në Durrës.

Në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, që do të zhvillohet nga 20 deri më 25 Korrik në Qipro, vashat dardane janë në grup me Qipron dhe Luksemburgun.

Kjo është hera e parë që Kosova A do të garojë zyrtarisht në arenën evropiane, ku shpresohet në paraqitje sa më të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat