Çmenduri, fitore me 100 pikë epërsi! Jeffries shënon 65 pikë, turpëron Kastriotin

Basketboll

Çmenduri, fitore me 100 pikë epërsi! Jeffries shënon 65 pikë, turpëron Kastriotin

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 23:37
Çmenduri, lojtarja Jeffries shënon 65 pikë, dyfishin e pikëve se sa rivalja KB Kastrioti

Derbi i xhiros së tretë ndërmjet Bashkimit dhe Penzës i takoi vashave pejane 63:84, ndërsa në fundjavë janë zhvilluar edhe dy takime tjera: Vëllaznimi-Prishtina dhe Trepça-Kastrioti.

Prishtina shënoi fitore të pritur ndaj Vëllaznimit me rezultat 57:117, që ishte fitorja e tretë në këtë edicion, ndërsa skuadra kuqezi ka tri humbje në tri ndeshje. Bardhekaltret dominuan nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituar. Agnesa Rrahmani kishte 29 pikë, kurse Sarah Mgbeike 24.

Çmenduri, fitore me 100 pikë epërsi! Jeffries shënon 65 pikë, turpëron Kastriotin. 

Skuadra mitrovicase ka shënuar fitore bindëse me 100 pikë dallim ndaj asaj ferizajase 131:31.

Ta'sharra Jeffries ka zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme me 65 pikë, 10 kërcime, 10 asistime dhe 22 topa të vjedhur, duke pasur indeksin e ndeshjes 79. Kjo ishte fitorja e parë për skuadrën mitrovicase këtë edicion pas dy humbje, kurse Kastrioti ka tri humbje në tri ndeshje. 

Superliga e Femrave – Java 3

Vëllaznimi – Prishtina 54:117
Bashkimi-Penza 63:84
Trepça – Kastrioti 131:31

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat