Rahoveci sot pret Kamzën, Ylli i shkon Tiranës

Basketboll

Rahoveci sot pret Kamzën, Ylli i shkon Tiranës

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 12:10
Rahoveci sot pret Kamzën, Ylli i shkon Tiranës

Sot (e shtunë) nis java e gjashtë në Ligën Unike, në konkurrencën e meshkujve.

Rahoveci pas fitores së parë xhiron e kaluar ndaj Vllaznisë, do të përballet me Kamza Basket, që ka dy fitore dhe tri humbje, dhe nëse ”Vreshtarët” fitojnë do të barazoheshin me pikë, apo Kamza do të ngjitej në tabelë.

Tirana përballet me kampionin, Golden Eagle Yllin, ku therandasit janë favoritë për të fituar.

Tiranasit kanë tri fitore dhe dy humbje, kurse Ylli katër fitore dhe një humbje, duke kryesuar e vetme në renditje.

E shtunë

17:00 Rahoveci – Kamza

19:00 Tirana – Golden Eagle Ylli

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat