Spektakël në NBA

Basketboll

Spektakël në NBA

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 11:23
Spektakël në NBA

Spektakli në NBA nuk ka fund. Dallas Mavericks-Los Angeles Lakers ishte një nga duelet më të bukura, që përfundoi me rezultatin 104-107 pas një shtese.

Teksanët nuk e kishin sërish Luka Doncic, por Kristaps Porzingis (23 pikë), Jalen Brunson (25 pikë) dhe Tim Hardaway Jr. (20 pikë) bënë një ndeshje të mirë.

Gjithsesi në krahun tjetër për Lakers shkëlqyen Russell WestBrook (23 pikë, 9 asiste, 10 rebound) dhe Anthony Davis (20 pikë, 2 asiste, 12 rebound), ndërkohë që edhe LeBron James si zakonisht dha kontributin e tij, me 24 pikë, 5 asiste e 3 rebound.

Milwaukee Bucks vijojnë serinë e fitoreve dhe këtë herë mposhtën Indiana Pacers 114-99. Ai që shkëlqeu ishte Jrue Holiday, me 26 pikë e 14 asiste, ndërsa nga 20 pikë realizuan Pat Connaughton dhe Bobby Portis.

Nuk ka falur as Utah Jazz që likuidoi 124-103 Los Angeles Clippers. Donovan Mitchell ishet autor i 27 pikëve, kurse Rudy Gobert e Bojan Bogdanovic shënuan nga 20, një më pak se Jordan Clarkson.

Fitore edhe për Miami Heat, që kaloi me sukses me rezultatin 96-101 Philadelphia 76ers. Gabe Vicent bëri një ndeshje fantastike, me 26 pikë të shënuar, kurse Duncan Robinson u ndal në 21 pikë. Më poshtë rezultatet e të gjitha ndeshjeve në NBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat