Këto janë vendimet e FBK-së

Basketboll

Këto janë vendimet e FBK-së

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 16:05
Këto janë vendimet e FBK-së

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 23.12.2021 në Prishtinë (të fundit për këtë vit) e ka përmbledhur vitin që po e lëmë pas dhe ka diskutuar për projektet e vitit të ardhshëm në FBK dhe ndër të tjera ka vendosur:

1. E ka riemëruar për një mandat shtesë (4 vjeçar) Sekretaren e Përgjithshme të FBK-së, znj. Elvira Dushku.

2. E ka miratuar Raportin e Punës për ecurinë e implementimit të Planit Strategjik të FBK-së (2021-2025) për nëntë mujorin e parë të vitit 2021.

3. I ka miratuar propozim ndryshimet në Statutin e FBK-së (përfshirjen e SPOC personit në Statut me kërkesë të FIBA-s).

4. Ka vendosur të hap konkursin për organizimin e FINAL 8 Kupës së Kosovës 2022 prej 3 deri më 13 Janar 2022.

5. E ka miratuar Raportin e Punës për vitin 2021.

6. E ka miratuar Planin e Veprimit 2022.

7. E ka miratuar Planin e Marketingut 2022.

8. E ka miratuar Planin Financiar 2022.

9. Ka vendosur që ndeshja Kosovë – Norvegji në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025 më 27 shkurt 2022 të zhvillohet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, njofton në emër të Bordit të FBK-së, Arben Fetahu, kryetar i Federata e Basketbollit e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat