Hakmerren

Basketboll

Hakmerren

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 14:42
Hakmerren

Skuadra e Golden Stejtit iu hakmorr skuadrës së Feniks Sans-it për disfatën e parë në këtë sezon dhe shënoi fitore me rezultat 116-107. Më efikas te skuadra fituese ishte Stefon Kerri me 33 pikë, ndërsa te Feniksi më i dalluar ishte Kris Poll me 21 pikë.

Ndërkohë Los Anxhelos Lejkers pësoi disfatë në terrenin vendas, kundër Bruklin Nets me rezultat 115-122.

Lebron Xhejms regjistroi ndeshjen e katërt me më shumë se 30 pikë, por të pamjaftueshme për të parandaluar disfatën, ndërsa te Bruklin Nets, u dallua dyshja Harden – Mills, që mbylli takimin me nga 30 pikë, secili.

Kampioni aktual Milluoki Baks, falë AtentoKoumpos, mundi Boston Selikun me 117-113, ndërsa Juta Xhaz me shumë vështirësi mundi Dallasin me rezultat 120-116.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat