Edhe trajneri i Phoenix Suns infektohet me Covid-19

Basketboll

Edhe trajneri i Phoenix Suns infektohet me Covid-19

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 00:32
Monty Williams.

Liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA po rrezikohet seriozisht nga virusi Covid-19.

Rasti i fundit i raportuar si i infektuar me Covid-19 është trajneri i Phoenix Suns, Monty Williams.

Trajneri i Suns është futur në protokollin e ligës për shëndet dhe siguri, dhe do të mungojë në ndeshjen e Suns ndaj Memphis Grizzlies.

Williams është një nga tre trajnerët e përfshirë në protokoll, anash Frank Vogel të Lakers dhe Billy Donovan të Chicago Bulls.

Anash Williams, edhe Jae Crowder e Elfrid Payton thuhet të jenë pjesë e protokollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat