Lakers njoftohen përsëri me humbje, Suns vazhdojnë formën superiore

Basketboll

Lakers njoftohen përsëri me humbje, Suns vazhdojnë formën superiore

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

NBA ka vazhduar me ndeshje të tjera interesante në mesjavë.

Në një duel interesant, Memphis Grizzlies kanë mposhtur Los Angelos Lakers me rezultat 104-99.

Koshashënuesi më i mirë në këtë ballafaqim ishte 22-vjeçari i Memphis, Ja Morant i realizoi plot 41 pikë në 36 minuta të luajtura, duke shtuar edhe 10 kërcime si dhe kishte një saktësi të jashtëzakonshme për tre pikë me 86%, duke realizuar gjashtë nga shtatë tentime.

Në anën tjetër Lebron James u tregua i pandalshëm edhe një herë përkundër që skuadra e tij humbi.

James i cili sot mbush 37 vite, realizoi 37 pikë në 38 minuta lojë, duke shtuar 13 kërcime, shtatë asistime dhe dy bllokada e dy vjedhje të topave.

Westbrook ndërkohë arriti ‘triple-double’ duke realizuar 16 pikë, 12 asistime e 10 kërcime në humbjen e Lakers.

Lakers vazhdojnë formën jo të mirë këtë edicion, duke u gjendur tani me një bilanc prej 17 fitoreve e 19 humbjeve, gjersa Memphis kanë një bilanc më të mirë me 22 fitore, karshi 14 humbjeve.

Në duelin tjetër, Suns kanë vazhduar me formën superiore këtë edicion, pasi kanë mposhtur skuadrën e Oklahomas me rezultat 115-97.

Koshashënuesi më i mirë në këtë takim ishte 25-vjeçari i Suns, Devin Booker i cili realizoi plot 38 pikë në 36 minuta të luajtura, duke shtuar edhe shtatë kërcime e pesë asistime.

Rekordi i Suns mbetet fantastik këtë edicion, pasi prijnë në Konferencën Perëndimore me një bilanc prej 27 fitoreve dhe shtatë humbjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat