Të veçantat e basketbollit në vitin 2021

Basketboll

Të veçantat e basketbollit në vitin 2021

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 13:07
Të veçantat e basketbollit në vitin 2021

“FIBA Bubble” në Prishtinë!

Nga 15 deri më 21 shkurt 2021 është organizuar me sukses Dritarja e Tretë e parakualifikimeve evropiane për FIBA Kupën e Botës 2023. Në ndeshjet e fundit në Grupin B, garuan Kosova, Islanda, Sllovakia dhe Luksemburgu, ku islandezët dhe sllovakët u kualifikuan tutje. Kosova ka pësuar nga Luksemburgu 89:99 (23:32, 23:23, 24:20, 19:24), derisa ka pësuar humbje edhe nga Sllovakia 73:77 (23:15, 14:20, 17:20, 19:22).

Final 8 Kupa e Kosovës në Suharekë

Nga 3 deri më 7 Shkurt është zhvilluar pjesa përfundimtare e Kupës së Kosovës në basketboll, si Final 8, finalja në konkurrencën e femrave dhe Final 4 i Kupës së Ligës së Parë të Meshkujve. Sigal Prishtina ka fituar Kupën e Kosovës në basketboll, duke mundur Golden Eagle Yllin me shifrat 76:82. Nigel Johnson u shpall MVP, trofe që ia dorëzoi anëtari i Bordit të FBK-së, Valon Bilalli, ndërsa trofeun e Kupës, kapitenit të Sigal Prishtinës, Edmond Azemi ia dorëzoi kryetari i FBK-së, Arben Fetahu. Prishtina ka mundur Bashkimin 75:71 duke e fituar Kupën e Kosovës në konkurrencën e femrave. Alexis Tolefree u shpall MVP, çmim që ia dorëzoi Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, derisa trofeun e Kupës, kapitenes së Prishtinës ua dorëzuan kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe Nënkryetarja e FBK-së, Linda Shala. RC Cola Drita ka fituar Kupën e Ligës së Parë, duke mundur AS Prishtinën 75:67 në finale të Kupës të kësaj kategorie.
Mbahet Kuvendi i Punës i FBK-së

Më 30 Mars është mbajtur Kuvendi i Punës i Federatës së Basketbollit të Kosovës, ku 30 delegatë ishin të pranishëm nga 39 sa numëron gjithsej Kuvendi i FBK-së. Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku ka raportuar për punën në Federatën e Basketbollit të Kosovës gjatë vitit 2020, duke veçuar Final 8 në Rahovec dhe dy fitoret e Kosovës në muajin shkurt, por edhe Hartimin e Planit Strategjik 2021-2025, si dhe formimin e Ligës Unike, dhe të gjitha garat e zhvilluara në vitin që lamë pas. Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu ka folur për Raportin e Auditimit për vitin 2020, Planin e Veprimit 2021, Planin Financiar 2021 dhe Planin e Marketingut 2021. Të gjitha këto pika të rendit të ditës janë votuar unanimisht. Fetahu ka bërë prezantimin e Planit Strategjik të FBK-së 2021-2025, duke paraqitur pikat kyçe të Planit Strategjik. Edhe kjo pikë e rendit të ditës është miratuar unanimisht nga delegatët e pranishëm.

Grumbullohen gjeneratat e reja të Kosovës sipas projektit të FIBA Evropës, YDF
Në muajin mars janë grumbulluar Kosova U14 në konkurrencën e meshkujve dhe atë të femrave. Grumbullimi është bërë në kuadër të projektit zhvillimor FIBA Europe Youth Development Fund (YDF).

Trajneri Valentin Spaqi, ka parë nga afër formën dhe aftësitë e lojtarëve, për të reduktuar listën për grumbullimet e ardhshme.

Ndërkohë, për femrat ishte grumbullimi i parë në këtë vit. Trajnerja Kimete Haliti ishte e kënaqur me numrin e madh të vashave në këtë grumbullim dhe interesimin për tu bërë pjesë e Kosovës U14. Si Spaqi, po ashtu edhe Haliti, shpresojnë që interesimi për basketboll tek gjeneratat e reja do të rritet edhe më shumë, e po ashtu edhe cilësia në këtë kategori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat