Valbona Bytyqi në emocione të mëdha 

Basketboll

Valbona Bytyqi në emocione të mëdha 

Nga: K. Goca Më: 2 janar 2022 Në ora: 18:41
Valbona Bytyqi në emocione të mëdha 

Basketbollistja e Penzës nga Peja, Valbona Bytyqi, është tejet e emocionuar në ditën e dytë të Vitit të Ri dhe ka një arsye të fortë.

Valbona është zgjedhur basketbollistja më e mirë për vitin 2021, duke iu falënderuar tifozëve, që e votuan bindshëm në faqen e Federatës së Basketbollit të Kosovës.   

“Shumë me emocione, edhe pse e prisja se ata q[ e njohin e vlerësojnë sportin.

Image

Valbona Bytyqi

I din vlerat e mija, unë nuk jam ndal asnjëherë  e menjëherë mbas lindjes së vajzës jam kthye furishëm, ku krejt çka pat arrita t’i marrë bashkë me Ekipin e bashkëlojtaret e mija të Penzës. 

Faleminderit me mija herë, kjo dëshmon se po vlerësohet puna e angazhimi i im me vite”, thotë Bytyqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Votat
Valbona Bytyqi (Penza) 714
Irma Konjusha (Bashkimi) 365
Arbnore Përquku (Prishtina) 102
Rael Whitsitt (Penza) 77
Sarah Mgbeike (Prishtina) 43

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat