Në fundjavë do të mbahet FIBA SCOD Klinika

Basketboll

Në fundjavë do të mbahet FIBA SCOD Klinika

Më: 6 janar 2022 Në ora: 13:31
Në fundjavë do të mbahet FIBA SCOD Klinika

Federata e Basketbollist e Kosovës (FBK) ju njofton se në fundjavë (8-9 Janar) do të mbahet FIBA SCOD Klinika për gjyqtarët e basketbollit.

Më 8 Janar, të shtunën, do të ligjërojnë Instruktori i Gjyqtarëve të FIBA-s, Gjorgi Piperkov, FIBA Instruktori Nacional i FBK-së, Faton Kurshumlija, Prof. Ridvan Ekmekci dhe në ZOOM Online, Menaxheri i Departamentit të Gjyqtarëve të FIBA-s, Davorin Nakic.

Ndërkohë, më 9 Janar, e diel, në ora 11:00 në zyrat e FBK-së do të organizohen testimet për gjyqtarët perspektivë nga ana e përgatitjes mentale.

Pjesëmarrja është e obliguar për të gjithë gjyqtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat