Fitorja e 13-të për Prishtinën

Basketboll

Fitorja e 13-të për Prishtinën

Më: 30 janar 2022 Në ora: 19:38
Fitorja e 13-të për Prishtinën

Në fundjavë u zhvillua xhiroja e 13-të në Superligën e Femrave.

Derbin e fitoi Bashkimi ndaj Penzës me rezultat 74:70.

Për vashat prizrenase ishte fitorja e nëntë, ndërsa numërojnë edhe katër humbje, kurse pejanet kanë dhjetë fitore e tri humbje.

Me fitore ka vazhduar Prishtina. Skuadra prishtinase ka regjistruar fitoren e 13-të në po aq ndeshje të zhvilluara. Kryeqytetaset kanë mundur në udhëtim Vëllaznimin me rezultat 51:110. Ndërkohë, skuadra kuqezi ka tri fitore e dhjetë humbje. Më e dalluara e ndeshjes ishte Sarah Mgbeike që e përfundoi ndeshjen me 37 pikë e 19 kërcime.

Trepça ka shënuar fitore të pritur ndaj Kastriotit me rezultat 139:41, kurse ndeshje të jashtëzakonshme bëri Tasharra Jefrie me 54 pikë, 12 kërcime, 13 asistime dhe 15 topa të vjedhur. Mitrovicaset kanë katër fitore e nëntë humbje, kurse ferizajaset kanë 13 humbje në po aq ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat