Fitore e lehtë për Yllin

Basketboll

Fitore e lehtë për Yllin

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 21:53
Fitore e lehtë për Yllin

Golden Eagle Ylli ka mundur Dritën me rezultat 65:100 (20:24, 17:24, 11:30, 17:22), në takimin që u zhvillua në Therandë, në kuadër të javës së 19-të në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.

Në çerekun e parë kishte më shumë rivalitet, ku epërsia më e lartë u takoi therandasve 14:22, ndërsa kjo pjesë përfundoi 20:24. Gjilanasit rezistuan deri në fund të pjesës së parë, kur kampionët shkëputen me 11 pikë epërsi, për të shkuar në pushim me shifrat 37:48.

Në pjesën e dytë nuk kishte histori, ku liderët dominuan liderët dhe shënuan fitore të thellë dhe të merituar. Periodën e tretë e fituan bindshëm 11:30 dhe atë të fundit 17:22, për të triumfuar në fund me shifrat 65:100.

Te Drita u dalluan Laurant Ibrahimi me 21 pikë dhe Isaiah Johnson me 14 pikë, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan me 22 pikë e tetë kërcime, Aj Sumbry me 13 pikë e 16 kërcime dhe Ardit Pepaj me 21 pikë.

Drita ka 19 humbje në 19 ndeshje, kurse Golden Eagle Ylli ka 15 fitore e katër humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat