Lajm i mirë për KBF “Junior 06”

Basketboll

Lajm i mirë për KBF “Junior 06”

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 23:06
Lajm i mirë për KBF “Junior 06”

KBF “Junior 06” ka arritur marrëveshje shumë domethenëse me fizioterapinë “Fima”, e cila gjendet në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit. Basketbollistet e këtij klubi tash e tutje do të jenë nën përkujdesje shëndetësore të këtij institucioni.

Ato fillimisht janë kontrolluar nga mjekja dhe fizioterapeutët, ndërsa përmes aparaturës moderne janë evidentuar anomalitë dhe lëndimet e mëhershme tek disa lojtare, të cilat do të egzaminohen me kalimine kohës.

Ndërkaq, lojtaret që do të pësojnë lëndime sportive gjatë stërvitjeve dhe sidomos gjatë ndeshjeve, do të rehabilitohen në këtë fizioterapi.

“Në emër të KBF “Junior 06” dhe në emrin tim personal falënderoj fizoiterapinë “Fima” dhe në veçanti drejtoreshën, znj. Filen Mazrek për ofrimin e mundësisë për përkujdesje shëndetësore të lojtareve tona.

Ky bashkëpunim dhe kjo mbështetje do të na motivojë dhe do të ndikojë në ngritje të cilësisë së lojtareve tona për të synuar titullin e kampionit të Kosovës. Edhe prindërit e lojtareve do të ndjehen shumë të lumtur kur do të shohin mbështjetjen shëndetësore në evitimin e lëndimeve të ndryshme sportive...” ka thënë drejtori i kësaj shkolle, Ramush Rushiti.

Ndërkaq, drejtoresha e fizioterapisë “Fima”, Filen Mazrek është shprehur e lumtur që do ta përkrahë KBF “Junior” 06 në aspektin e mbështetjes fizioterapeutike të lojareve.

“Kemi pranuar të jemi sponsorë të këtij klubi për shumë arsye: e para, sepse kemi të bëmë me një ekip serioz, të suksesshëm dhe me lojtare të sjellshme e tejet cilësore; së dyti, përmes mjateve tona bashkëkohere do të ndikojmë në shëndetin e mirë të vajzave që ato të mos e ndjenë lëndimin gjatë aktiviteteve dhe, në fund, eventualisht në rast lëndimi t’u qëndrojmë afër për t’i shëruar dhe për t’i mbajtur në formë...”, ka deklaruar drejtoresha Filen Mazreku.

Përndryshe, basketbollistet e KBF “Junior 06” e kanë vizituar këtë fizioterapi dhe kanë parë nga afër punën profesionale të fizioterapeutëve dhe të kësaj fizioterapie duke i provuar mjetet moderne në forcimin e shëndetit të tyre.

Të martën, në ambientet e kësaj fizioterapie është bërë nënshkrimi i marrëveshjes mes KBF “Junior 06” dhe Fizioterapisë “Fima”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat