Cook nënshkruan me Sigal Prishtinën

Basketboll

Cook nënshkruan me Sigal Prishtinën

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 19:32
Cook nënshkruan me Sigal Prishtinën

Basketbollisti Da'Quan Cook përforcon radhët e Sigal Prishtinës. Prishtina me Cook pritet të jetë më e fortë në vazhdim të kampionatit. 

“Da'Quan Cook nënshkruan me Sigal Prishtinën.
Qendra amerikane 🇺🇸, 206cm do të jetë forcë shtesë nën koshin kryeqytetas me një përvojë të madhe në Evropë, Amerikë, Afrikë dhe Azi.

Cook, 34 vjeq ka qenë pjesë e skuadrave nga Franca,  Kanada, Bullgaria, Kazakistani, Kina, Katari dhe së fundmi në Arabi Saudite.

Me skuadrën Al-Khor ka luajtur me mesatare prej 17.2 pikëve, 7.7 kërcimeve, kurse në Kinë te skuadra Anhui dhe për 21 ndeshje pati mesatare monstruoze prej 17.1 pikësh, 15 kërcimesh.

Paraqitje të mira ka pasur edhe në Kanadë ku për 36 ndeshje me Niagara River Lions arriti mesatare prej 13.2 pikëve dhe 6.8 kërcimeve”, njofton KB Sigal Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat