Të dielën dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë-Norvegji, ky është çmimi

Basketboll

Të dielën dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë-Norvegji, ky është çmimi

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 15:45
Të dielën dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë-Norvegji, ky është çmimi

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ju njofton se të dielën (27 Shkurt) nga ora 15:00 do të dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë-Norvegji.

Biletat do të shiten para palestrës ‘Minatori’ në Mitrovicë dhe kushton 3 Euro.

Për shkak të masave anti-Covid të shpallura nga Qeveria e Kosovës, numri i tifozëve do të jetë i kufizuar.

Biletat mund t’i blejnë vetëm personat të cilët janë të vaksinuar me dy doza.

Në palestër duhet të respektohen masat anti-Covid, si mbajtja e maskës dhe distanca sociale.

Takimi Kosovë-Norvegji zhvillohet të dielën nga ora 19:00 në “Minatori” të Mitrovicës në kuadër të rrethit të parë parakualifikues për Eurobasket 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat