Peja vazhdon me përforcime 

Basketboll

Peja vazhdon me përforcime 

Nga: K.G. Më: 11 mars 2022 Në ora: 11:37
Peja vazhdon me përforcime 

Peja vazhdon të përforcohet për pjesën e dytë të kampionatit, me synime të qarta që të luftojë për titullin e kampionit të Kosovës.

Basketbollisti Darius Washington është përforcim i ri i Pejës.

“KB Peja nënshkruan me Darius Washington.

KB Peja njofton se ka arritur marrëveshje me lojtarin me shumë përvojë, i pozitës play, Darius Washington.

Veterani nga amerika ka një përvojë të madhe në ligat më të forta Botrore. Ai ishte pjesë e San Antonio në NBA dhe po ashtu e shume ekipeve te njohura europiane si: PAOK, Aris, Galatasaray, Roma, Turk Telekom etj. Ai ka arritur te jetë top koshashënues në Ligen Turke, EuroCup, 2 herë kampion në Ceki, MVP Final në Ceki e shumë suksese tjera. 

Sezonen e fundit, Darius ishte pjesë e elitës së Belgjikës”, njofton KB Peja. 

Pejanët aktualisht janë në vend të katërt me 31 pikë pas 20 jave në elitën e basketbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat