Eddie Hearn, promotori i njohur i boksit e njëkohësisht menaxheri i Anthony Joshua, u shpreh se dy janë kandidatët kryesorë për të dueluar ndaj britanikut, në një sfidë për “titullin e përkohshëm” në peshën e rëndë.
Kjo sfidë shtesë për Joshua bëhet për shkak se revanshi me Oleksandr Usyk është drejt shtyrjes, pasi boksieri ndodhet në vendlindje për të mbrojtur Ukrainën nga sulmi i Rusisë.
“Nuk duam rival të lehtë, ndaj do të zgjedhim opsionin më të mirë për Joshua, që garanton fitime të mëdha dhe një sfidë të fortë. E di që kohët e fundit janë përmendur shumë emra, por mendoj se dy janë kandidatët më të fortë për Joshua: Deontay Wilder dhe Joe Joyce.
Gjithsesi, nuk ka asgjë konkrete për momentin deri sa të vendoset përfundimisht se çfarë do të bëhet me revanshin ndaj Usyk”, tha Hearn.