United Basketball fiton Kupën e Ligës së Parë

Basketboll

United Basketball fiton Kupën e Ligës së Parë

Më: 3 prill 2022 Në ora: 19:06
United Basketball fiton Kupën e Ligës së Parë

United Basketball ka fituar Kupën e Ligës së Parë në konkurrencën e femrave, duke mundur Peja 03 me rezultat 54:51.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, por më pas gjilanaset ishin më të mira, duke e fituar çerekun e parë me rezultat 19:11. Periudha e dytë ishte më e barabartë, edhe pse vashat gjilanase menaxhuan epërsinë, madje edhe e shtuan duke shkuar në pushim me shifrat 32:20.

Basketbollistet e United Basketball e shtuan epërsinë edhe më shumë në periodën e tretë, ku më e larta ishte 37:23, megjithatë, vashat pejane nuk u dorëzuan, duke afruar shifrat në 38:34, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 49:39.

Image

Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua një përballje interesante dhe dramatike, ku skuadra pejane ngushton shifrat në 52:51, por pa arritur të bëjë më shumë dhe United Basketball fitoi me rezultat 54:51.

Medaljet e arta dhe të argjendta i ndan Nënkryetarja e FBK-së, Linda Shala dhe Vlora Braha, Person për Integritet në FBK.

Çmimi MVP shkoi për Melita Lucin, të cilin e ndau Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku. Ndërkohë, kupën skuadrës fituese ia dorëzoi Nënkryetarja e FBK-së, Linda Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat