Sot fillon turneu i YDF-së në Therandë

Basketboll

Sot fillon turneu i YDF-së në Therandë

Më: 9 prill 2022 Në ora: 11:06
Sot fillon turneu i YDF-së në Therandë

Sot (e shtunë) do të fillojë turneu i YDF-së në konkurrencën e meshkujve dhe atë të femrave. Ky turne do të zgjatë deri më 12 Prill.

Në këtë turne do të marrin pjesë Kosova, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Rumania dhe Turqia në të dyja konkurrencat.

Kosova të shtunën do të përballet me Rumaninë dhe Maqedoninë Veriore, në të dyja konkurrencat. Të dielën do të ndeshen me Bullgarinë, kurse të hënën me Turqinë, kurse turneu përfundon të martën.

Ndeshjet transmetohen në faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës në YouTube.

Orari

E shtunë (9 Prill)

10:00 Kosova (F) - Rumania (F)

12:00 Kosova (M) - Rumania (M)

14:00 Bullgaria (F) – Turqia (F)

16:00 Bullgaria (M) – Turqia (M)

18:00 Maqedonia V. (F) - Kosova (F)

20:00 Maqedonia V. (M) – Kosova (M)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat