Ponte Prizreni nuk ndalet me përforcime, angazhon Rexhepin

Basketboll

Ponte Prizreni nuk ndalet me përforcime, angazhon Rexhepin

Nga: K.G.. Më: 8 korrik 2022 Në ora: 10:53
Donat Rexhepi

Basketbollisti Donat Rexhepi përforcon ekipin e Ponte Prizrenit.

Prizrenasit synojnë të kompletohen në të gjitha aspektet dhe të luftojnë për trofe. 

“Donat Rexhepi kalon te Ponte Prizreni.

Talenti i ri Donat Rexhepi nga sot është pjesë e klubit Ponte Prizreni.

Djaloshi 20 vjeqar i cili së fundi ishte pjesë e Sigal Prishtinës tani aktualisht është pjesë e përfaqësueses së Kosovës U20 dhe i njëjti llogaritet ndër lojtarët kryesorë në kampionatin Evropian që Kosova do luaj për disa ditë në Gjeorgji.

Më herët ka qenë edhe në SHBA në kolegj si dhe rrjedh nga ekipi i cili njihet për nxerrjen e talentave të rinj Kerasan Prishtina, me të cilet ka fituar mjaft trofe.

Donat Rexhepi 198 cm aktivizohet në pozitat 2/3”, njofton KB Ponte Prizreni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat