12-shja e Kosovës për Evropianin në Maqedoninë Veriore 

Basketboll

12-shja e Kosovës për Evropianin në Maqedoninë Veriore 

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 13:55
12-shja e Kosovës për Evropianin në Maqedoninë Veriore 

Pas përgatitjeve intensive në Gjakovë, përzgjedhësi i Kosovës U20 te femrat, Furkan Saglik ka shpallur 12shen finale. 

Përgatitjet kanë filluar para dy javësh ku ishin 17 basketbollste, listë më pas që është reduktuar në 12.

Vashat e Kosovës U20 garojnë në Divizionin B dhe kanë një short shumë të vështirë.

Në Grupin C do të sfidojnë Kroacinë, Rumaninë, Malin e Zi dhe Maqedonia Veriore. Kampionati zhvillohet në Shkup nga 9 deri më 17 Korrik në Shkup.

12-shja

Astera Tuhina, Sarra Vraniqi, Agnesa Rrahmani, Anita Grainca, Arba Hashani, Vanesa Bojku, Djellza Dekaj, Sumeja Kosumi, Rea Ukaj, Gresa Berisha, Etna Rexhepi, Yllza Uka.
Përzgjedhës: Furkan Saglik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat