Më shumë fiton të holla nga marketingu, se sa nga basketbolli

Basketboll

Më shumë fiton të holla nga marketingu, se sa nga basketbolli

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 11:45
Më shumë fiton të holla nga marketingu, se sa nga basketbolli

Ylli i Los Anxhelos Lejkers, LeBron Xhejms është në krye të listës “Forbes” të lojtarëve më të paguar në NBA, për të nëntin vit radhazi.

Katër herë kampioni i NBA ka të ardhura totale prej 124.5 milionë dollarë në 2022.

Prej tyre 44.5 milionë ka qenë fitime në bazë të pagës dhe 80 milionë dollarë të tjera i merr nga reklamat dhe projektet e tjera jashtë fushës.

I dyti në listë me fitime totale prej 95.1 milionë dollarësh është ylli i Golden Stetit, Stefon Kerri, ndërsa Kevin Durant i Bruklinit përfundon listën TOP 3 me 88 milionë dollarë në fitimet e vitit 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat