Flamurtari fiton ndaj Partizanit

Basketboll

Flamurtari fiton ndaj Partizanit

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 17:29
Flamurtari fiton ndaj Partizanit

Është mbyllur sot pasdite java e 3-të e Kategorisë së Parë në basketboll për femra.

Flamurtari kampion fitoi 75-70 ndaj Partizanit në “Asllan Rusi”, në një ndeshje me rivalitet dhe emocione, mes dy ekipesh pretendente për titull. Vlonjatet krijuan një avantazh të lehtë në përfundim të pjesës së parë, por Partizani nuk u dorëzua dhe deri në fund u përpoq të rihapë ndeshjen.

Omerbasic me 22 pikë e 13 rebound si dhe Ikete me 19 pikë e 21 rebound bënë diferencën në parket për vlonjatet, ndërsa për të kuqtë u dallua Lugaj me 19 pikë. Për Partizanin kjo ishte ndalesa e parë në kampionat, që kryeson renditjen, por me një ndeshje më shumë se rivalët.

Pa problem fitoi sot edhe Studenti, që mundi 84-42 Barleti Basket në derbin kryeqytetas. Ndeshje në sens unik, komanduar nga studentoret, që e merituan fitoren. Të gjitha titullaret e Studentit realizuan mbi 10 pikë (Shallo 18 pikë e 10 rebound më e mira).

Kategoria e Parë-Femra, java e 3-të

Elbasani – Vllaznia, 31-89

Barleti Basket – Studenti, 42-84

Partizani – Flamurtari, 70-75

Tirana (pushim)

Renditja: Partizani 5 pikë, Flamurtari 4 pikë, Tirana 4 pikë, Elbasani 4 pikë, Studenti 4 pikë, Vllaznia 3 pikë, Barleti Basket 3 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat