Sfida kryesore mes Vushtrrisë dhe Istogut

Basketboll

Sfida kryesore mes Vushtrrisë dhe Istogut

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 14:19
Sfida kryesore mes Vushtrrisë dhe Istogut

Xhiroja e nëntë do të sjellë përballje interesante në Ligën e Parë të Meshkujve.

Ndeshja kryesore e kësaj xhiro zhvillohet ndërmjet Vushtrrisë dhe Istogut, që do të transmetohet në platformat Kujtesa/Art Motion. Të dy skuadrat kanë nga pesë fitore e dy humbje dhe pritet një sfidë interesante dhe rivalizuese.

Ndeshja e parë e xhiros zhvillohet ndërmjet Borea-s dhe Happy Dukagjinit, ku pejanët kanë tri fitore e pesë humbje, ndërsa klinasit dy fitore e pesë humbje.

Gjakova e Re do të ndeshet me AS Prishtinën. Skuadra nga Gjakova ka dy fitore e pesë humbje, kurse prishtinasit kanë shtatë humbje në shtatë ndeshje të zhvilluara.  

Të enjten do të zhvillohet përballja mes skuadrave prishtinase, Bora dhe Prishtina e Re. Bora ka gjashtë fitore e një humbje, kurse Prishtina e Re ka tri fitore e pesë humbje.

Ndërkohë, Drita që po ashtu ka gjashtë fitore e një humbje do të sfidohet nga Marigona Hill Prishtina, që numëron tri fitore e katër humbje.

 

Liga e Parë e Meshkujve – Java 9

E martë

18:00 Borea – Happy Dukagjini

E mërkurë

20:00 Gjakova e Re – AS Prishtina

E enjte

19:30 Bora – Prishtina e Re

E premte

18:30 Marigona Hill Prishtina - Drita

20:30 Vushtrria – Istogu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat