Gjakova e Re befason Dritën

Basketboll

Gjakova e Re befason Dritën

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 15:34
Gjakova e Re befason Dritën

Java e dhjetë në Ligën e Parë të Meshkujve dhuroi disa ndeshje mjaft interesante.

Bora ka vazhduar me fitore, duke mundur AS Prishtinën me shifrat 84:92, ku dallimi u bë në pjesën e dytë, ndërsa shkëlqeu Dion Haxhosaj me 40 pikë e 24 kërcime. Për Bora-n ishte fitorja e tetë, ndërsa ka edhe një humbje, duke qenë skuadra kryesuese në Ligën e Parë, ndërsa AS Prishtina ndodhet në vendin e fundit me nëntë humbje.

Gjakova e Re ka shënuar fitore ndaj Dritës me rezultat 68:71, me një treshe nga Haxhismjali pesë sekonda nga fundi, ku u dallua Shndrit Llapi me 20 pikë e 19 kërcime. Skuadra nga Gjakova ka katër fitore e pesë humbje, kurse për gjilanasit ishte humbja e dytë, ndërsa kanë edhe shtatë fitore.

Shtatë fitore e dy humbje ka edhe Istogu, që në ndeshjen e fundit mundi Marigona Hill Prishtinën me shifrat 131:93, ndërkohë, që prishtinasit kanë tri fitore e gjashtë humbje. Mirlind Zekaj ishte më i miri në parket me 38 pikë e nëntë kërcime.  

Borea shënoi fitore në udhëtim ndaj New Basket me rezultat 76:89. Pejanët kanë pesë fitore e pesë humbje, kurse prizrenasit pesë fitore e katër humbje, ku u dallua Olsi Kurtaj me 26 pikë e 11 asistime.  

Vushtrria pas humbjes nga Istogu, mundi Happy Dukagjinin në udhëtim me shifrat 78:109, ku u dalluan Besnik Azemi me 18 pikë e 14 kërcime dhe Paraart Zeqiri me 22 pikë e 11 asistime. Vushtrriasit kanë gjashtë fitore e tri humbje, kurse klinasit dy fitore e shtatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat