Teuta ul me këmbë tokë Vllazninë

Basketboll

Teuta ul me këmbë tokë Vllazninë

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 20:34
Teuta ul me këmbë tokë Vllazninë

Janë luajtur sot në mbrëmje dy takimet e para të javës së 10-të dhe të fundit të fazës së parë të Superligës, Kampionati Kombëtar i Basketbollit për meshkuj. Teuta kampione fitoi 90-73 ndaj Vllaznisë, ndeshje e luajtur në Shkodër.

Vendasit synonin fitoren pas triumfit një javë më parë në kryeqytet, por këtë herë nuk arritën të shkëlqejnë sërish. Një ndeshje e ekuilibruar në pjesën e parë (50-46 për Vllazninë), vendosur në 20 minutat e dytë në favor të durrsakëve, ku u dalluan Mason me 21 pikë, Patterson e Sullivan me nga 19 pikë secili. Për Vllazninë, në këtë sfidë mungoi lojtari-lider.

Më e bukur sfida e luajtur në Vlorë, ku Tirana mposhti me vështirësi 77-73 Apoloninë, duke u rikthyer te suksesi pas dy humbjesh. Të dyja skuadrat luftuan deri në fund për fitoren, vendosur nga gjuajtjet e sakta të Hysenagollit (19 pikë). Shënuesi më i mirë për bardheblutë ishte Hamati me 27 pikë, që i bëri të pavlefshme 29 pikët e Robert për fierakët.

Superliga-Meshkuj, java e 10-të

Vllaznia – Teuta, 73-90

Apolonia – Tirana, 73-77

Kamza Basket – Besëlidhja, 11 dhjetor

Renditja: Teuta 18 pikë, Besëlidhja 15 pikë, Tirana 15 pikë, Kamza Basket 14 pikë, Apolonia 14 pikë, Vllaznia 11 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat