​Ylli s’ka të ndalur

Basketboll

​Ylli s’ka të ndalur

Më: 11 janar 2023 Në ora: 21:29
​Ylli s’ka të ndalur

Golden Eagle Ylli ka vazhduar me fitore, duke regjistruar të 12-ten me radhë, pas katër humbjeve që kishte në fillim. Kampionët mundën Ponte Prizrenin 80:76 (19:13, 16:21, 14:15, 31:27), ndeshje kjo e mbetur nga xhiroja 11-të. Ndërkohë, prizrenasit numërojnë gjashtë fitore e 11 humbje.

Pas një fillimi të barabartë, vendasit krijuan epërsi 17:10, ndërsa çerekun e parë e fituan 19:13. Mysafirët u rikthyen në lojë, për të afruar shifrat në 24:23, e më pas për të barazuar rezultatin në 25:25 dhe deri në fund të pjesës së parë u zhvillua ndeshje e barabartë, kurse skuadrat shkuan në pushim me rezultat 35:34.

Periudha e tretë ishte tërësisht e barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 49:49. Fituesi u vendos në dhjetë minutat e fundit, ku Ylli krijoi epërsi deri në nëntë pikë, 67:59, megjithatë prizrenasit nuk u dorëzuan dhe ngushtuan rezultatin në 76:74, por në momentet vendimtare therandasit ishin më të vëmendshëm dhe fituan 80:76.

Më i miri te vendasit ishte Chris Harris me 21 pikë e 14 kërcime, ndërsa u ndihmua nga Gëzim Morina me 16 pikë e shtatë kërcime, ndërsa te prizrenasit u dalluan Adam Grant me 22 pikë e shtatë kërcime dhe Dachon Burke me 23 pikë e pesë kërcime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat