Veçohet përballja mes Dritës dhe Bora-s

Basketboll

Veçohet përballja mes Dritës dhe Bora-s

Më: 13 janar 2023 Në ora: 11:44
Takimet

Të premten do të zhvillohet xhiroja e 22-të në Ligën e Parë të Meshkujve, apo e fundit për fazën e dytë të garave, ku më pas do të hidhet sërish shorti për 11 xhirot e ardhshme.

Ndeshja më interesante e kësaj xhiro është ndërmjet Dritës dhe Bora-s, përkatësisht mes vendeve tre dhe katër. Skuadra gjilanase ka 14 fitore e pesë humbje, ndërsa ajo prishtinase numëron 13 fitore e gjashtë humbje.

Takim mjaft interesant shihet edhe mes New Basket dhe Vushtrrisë. Prizrenasit kanë 13 fitore e gjashtë humbje, kurse vushtrriasit kanë 15 fitore e katër humbje, andaj pritet një përballje e barabartë.

Istogu që po ashtu kanë 15 fitore e katër humbje do të sfidohen nga Gjakova e Re, ndërsa skuadra nga Gjakova ka nëntë fitore e dhjetë humbje.

Në dy takimet tjera të kësaj xhiro do të ndeshen Happy Dukagjini me Marigona Hill Prishtinën dhe AS Prishtina me Prishtinën e Re.

Liga e Parë e Meshkujve-Java 22

E premte

15:00 Istogu - Gjakova e Re

17:00 Happy Dukagjini - Marigona Hill Prishtina

19:00 Drita - Bora

20:30 New Basket - Vushtrria

20:30 AS Prishtina - Prishtina e Re

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat