Lakers kalojnë Golden State, fitojnë Boston dhe Denver

Basketboll

Lakers kalojnë Golden State, fitojnë Boston dhe Denver

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 11:49
Boston

Pushimi prej katër ditësh për shkak të “All-Star Game” që u mbajt në Utah në fundjavë ka mbaruar dhe NBA rinisi me duele të forta.

I tillë ishte edhe ai mes Lakers dhe Golden State. Ekipi i James koleksionoi fitoren e tretë në katër takimet e fundit duke mposhtur Warriors, të cilët rrezikojnë shumë edhe sa i përket klasifikimit nga kjo humbje.

Përtej fitores lajmi i mirë për trajnerin Ham ishte se Lakers mundën Golden State edhe pse James nuk ishte në maksimum.

Katër herë fituesi i NBA kontribuoi me 13 pikë. Punën më të madhe e bënë Malik Beasley (25 pikë) dhe Austin Reaves (17 pikë).

Ndërsa pikëshnuesi më i mirë për kampionët në fuqi ishte Klay Thompson me 22 pikë.

Indiana dhe Boston i dhanë jetë një takimit mjaft të luftuar dhe jo më kot u desh koha shtesë për të vendosur se cila do të merrte fitoren.

Me triumfin përballë Pacers, Celtisc bëhen skuadra më emirë në transfertë këtë sezon duke regjistruar plot 19 fitore dhe vetëm 10 humbje.

Finalistët e vitit të kaluar u mbështetën te dyshja Tatum e Brown. I pari realizoi 31 pikë ndërsa i dyti një më pak.

Në 30 sezonet e fundit të NBA vetëm dyshja Kobe Bryant dhe Shaquille O’Neal kanë mundur në dhjetë ndeshje të 2000-01 dhe 12 të 2002-03 të shënojnë secili më shumë se 30 pikë për ndeshje. Një statistikë që tregon shumë për kapacitetin e Boston këtë sezon.

Edhe pse nuk kishte në parket njërin prej lojtarëve më të mirë Denver rinisi në po të njëjtën gjatësi vale sezonin.

Mungesa e Aaron Gordon nuk pengoi Nuggets që të kalonin Cavaliers edhe pse në Cleveland shumë pak skuadra kanë mundur të dalin fitimtare.

Si gjithmonë protagonist i takimit për Nuggets ishte Nikola Jokiç me 24 pikë, 18 topa të fituar në tabelë dhe 13 asist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat