Prishtina - Bashkimi, kryendeshja e xhiros së 18-të

Basketboll

Prishtina - Bashkimi, kryendeshja e xhiros së 18-të

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 12:49
Topi

Rikthehet Superliga e Femrave me ndeshje interesante.

Kryendeshja e xhiros së 18-të është mes Prishtinës dhe Bashkimit, që zhvillohet të premten nga ora 19:00.

Vajzat portokallezi ende nuk njohin për humbje këtë edicion, ndërsa vijnë nga fitorja e Kupës së Kosovës nga i njëjti kundërshtar Prishtina.

Vajzat nga kryeqyteti të cilat renditen në vendin e dytë dhe kanë regjistruar 14 fitore dhe vetëm tri humbje.

United Basketball pret në shtëpi Penzën në kuadër të kësaj xhiro. Vajzat nga Peja në ketë edicion kanë dhjetë fitore e dhe gjashtë humbje, ndërsa gjilansaet kanë katër dhe 13 humbje.

Kurse Trepça udhëton për në Gjakovë nga ora 16:00. Trepça ka pesë fitore dhe 12 humbje, ndërsa Vëllaznimi ka vetëm një fitore dhe 16 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat