Flamurtari e Tirana nuk njohin pengesa

Basketboll

Flamurtari e Tirana nuk njohin pengesa

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 17:54
Pamje nga një ndeshje e Tiranës

Janë luajtur dy nga tri ndeshjet e javës së 11-të të Kategorisë së parë në basketboll për femra.

Ekipi kampion i Flamurtarit fitoi me lehtësi 80-57 ndaj Elbasanit në Vlorë, duke qëndruar i pamposhtur në kampionat. Ndeshje në sens unik, komanduar nga basketbollistet vlonjate, ku u dallua Benally me 18 pikë.

Pa problem fiton edhe skuadra e Tiranës, që në “Fahrie Hoti” mposhti 92-58 Vllazninë, duke ruajtur ritmin e Flamurtarit. Fitore pa shumë mund për basketbollistet bardheblu, ku u dallua Klea Verri me 22 pikë.

Kategoria e Parë-Femra, java e 11-të

Flamurtari – Elbasani, 80-57

Tirana – Vllaznia, 92-58

Partizani – Barleti Basket, 26 shkurt

Studenti (pushim)

Renditja: Flamurtari 20 pikë, Tirana 19 pikë, Partizani 16 pikë, Studenti 14 pikë, Vllaznia 14 pikë, Elbasani 12 pikë, Barleti Basket 10 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat