Sigal Prishtina - Golden Eagle Ylli zhvillohet në një termin tjetër

Basketboll

Sigal Prishtina - Golden Eagle Ylli zhvillohet në një termin tjetër

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 11:39
Koshi

Pas ndeshjeve fantastike në Final 8 Kupën e Kosovës, Prince Caffe Superliga rikthehet me xhiron e 23-të apo fazën e fundit të garave të rregullta, ku do të vendoset gjithçka.

Dje u zhvilluan dy takime, kurse sot në program është edhe një tjetër.

Takimi i fundit i kësaj xhiro është ndërmjet dy skuadrave me traditë në basketbollin e Kosovës, Bashkimit dhe Trepcës.

Prizrenasit kanë dhjetë fitore e 12 humbje, kurse mitrovicasit 13 fitore e nëntë humbje, duke e bërë këtë përballje shumë interesante.

Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli zhvillohet në një termin tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat