Shaquille O’Neal zbulon se çfarë thonë fëmijët e tij

Basketboll

Shaquille O’Neal zbulon se çfarë thonë fëmijët e tij

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 12:50
Shaquille O’Neal

Megjithëse babai i tyre mund të ketë një pasuri 400 milionë dollarë, fëmijët e Shaquille O’Neal bëjnë mirë të mos presin të falura prej tij.

Ish-ylli i kampionatit amerikan të basketbollit NBA , është i vendosur që fëmijët të fitojnë vetë jetesën e tyre dhe jo të varen nga ai për ndihmë.

Dhe megjithëse ata ‘nuk e kuptojnë këtë arsyetim’, Shaquille është i bindur se kjo është për të mirën e tyre.

O’Neal është baba i gjashtë fëmijëve, i Myles, 25 vjeç, Shareef, 23, Amirah, 21, Shaqir, 19 dhe 16 vjeçares Me’arah, me ish-gruan Shauni.

Ai ka gjithashtu bijën 26 vjeçare Taahirah, me Arnetta Yardbourgh.

Por tashmë asnjëra prej tyre nuk pret nga milionat e babait.

Në një intervistë të fundit në 2021, Shaquille tha: “Fëmijët e mi janë më të rritur tani. Ata janë pak të mërzitur me mua, jo tamam të mërzitur, por nuk e kuptojnë”.

“Unë i kam thënë se duhet të diplomohen dhe më pas nëse duan që unë të investoj në projektet apo kompanitë e tyre duhet të më bindin me prezantim.

Unë nuk i fal njeriu para”.

Ai shtoi më tej: “Ka një rregull: arsimimi. Nuk dua t’ia di nëse merreni me basketboll apo gjë tjetër.

Kam gjashtë fëmijë, dua që ndonjëri të jetë doktor, dikush financier, farmacist ose avokat, dikush tjetër të ketë biznese.

Por nuk do t’i fal gjë atyre, ata duhet t’i fitojnë vetë”.

Një nga arsyet që Shaq nuk shpërndan pasurinë e tij është refuzimi i famës. Në një intervistë ai ka thënë:

“Këta të famshmit sot janë çmendur dhe unë nuk dua të jem asnjë prej tyre.”

“Këta njerëz janë të çmendur nga mënyra si i trajtojnë njerëzit, me ato që bëjnë e me ato që thonë”, shton O’Neil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat