Bashkimi dhe Prishtina presin kualifikimin në finale

Basketboll

Bashkimi dhe Prishtina presin kualifikimin në finale

Më: 24 mars 2023 Në ora: 12:03
Topi i basketbollit

Sot zhvillohen ndeshjet kthyese të fazës gjysmëfinale të Play Off-it në kuadër të Superligës së Femrave.

Ndeshja e parë zhvillohet nga ora 13:30, ku Trepça është nikoqire e Bashkimit.

Në ndeshjen e parë Bashkimi triumfoi ndaj Trepçës me rezultat 75:53 dhe pret kalimin në finale.

Ndeshja derbi e kësaj faze të Play Off-it sot zhvillohet në Pejë, ku Penza pret në shtëpi Prishtinën.

Në ndeshjen e parë Prishtina fitoi bindshëm 100:57 dhe është favorite për të depërtuar në finale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat